Basketboll

MALI I ZI TRIUMFON THELLË NDAJ KOSOVËS (U20 – F)

Prishtinë(AsistiOnline) – Me humbje të thellë e kanë mbyllur duelin e tretë të Evropianit në Shkup, vashat e Kosovës U-20.

Ato janë mposhtur pak çaste më parë nga Mali i Zi me shifrat e thella 35-100.

Që nga fillimi e deri në fund, ekipi malazez e kishte kontrollin e ndeshjes, duke i fituar të gjitha periodat (6-25, 5-27, 15-24, 9-24) dhe në fund pa telashe arriti fitore.

Në fitoren e Malit të Zi sonte u dalluan, Jovana Savkovic me 15 pikë dhe Ksenija Scepanovic e Anastasija Drobnjak me nga 14 pikë.

Te Kosova, Agnesa Rrahmani kishte 8 pikë e Arba Hashani 7 sosh.

Pas tri ndeshjeve në këtë Evropian, Kosova ka bilanc prej 2 humbjeve e 1 fitore, derisa duelin e fundit të grupit e zhvillon pasnesër ndaj Rumanisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.