Basketboll

KOSOVA MPOSHTET NË GJYSMËFINALE TË EVROPIANIT NGA ARMENIA (U16 MESHKUJT)

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U16 te meshkujt e ka humbur ndeshjen gjysmëfinale në Kampionatin Evropian – Divizioni C.

Djelmoshat tanë u mposhtën sonte nga Armenia me rezultatin 58-70.

Ishte kjo prej atyre ditëve të pafata për shpresat e reja të Kosovës që e nisën keq që në start dhe i humbën dy periodat e para (8-19, 11-13), derisa rikthimin e tentuan në pjesën e dytë me çerekun e tretë që e fituan bindshëm (18-7), madje në këtë periodë gjatë një periudhe edhe e morën avantazhin (37-36), por lëndimi i Sejar Ramës që deri atëherë ishte shënuesi kryesor, bëri që Kosova në periodën e fundit (21-31) dhe vendimtare të pësojë.

Andi Ahmeti me 17 pikë, Yll Kastrati me 14 dhe Sejar Rama me 11 sosh, ishin tre individët më të dalluar te Kosova sonte, por s’mjaftuan për fitore.

Derisa te Armenia spikatën, Gregory Moghoyan me 28 pikë e Gregory Gazarian me 18 sosh.

Me këtë fitore, Armenia kualifikohet në finale të Evropianit që po mbahet në Prizren e Kosova luan për vendin e tretë me fituesin e duelit, Shqipëri – Andorrë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.