Basketboll

KOSOVA U20 (M) PËSON NGA MAQEDONIA E VERIUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt e ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Dardanët janë mposhtur sot nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut me shifrat e thella 67-85.

Visar Ejupi me 13 pikë e Donat Rexhepi me 10 sosh, ishin dyshja e vetme te Kosova që realizuan pikë dyshifrore sot.

Derisa te Maqedonia e Veriut, Andrej Mitrevski e Amar Hot kishin nga 14 pikë secili.

Kosova ka 2 humbje nga 2 ndeshje në këtë Evropian i cili po zhvillohet në Tbilisi të Gjoergjisë.

Duelin e radhës, Kosova e zhvillon pasnesër ndaj Gjeorgjisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.