LEKNDREAJ NJOFTON PËR LARGIM, KA DISA ANKESA INIDREKTE PËR KLUBIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se do të largohet nga skuadra e Pejës, pas një stinori të kaluar atje.
Në njoftimin lamtumirës, përpos falenderimeve të shumta për qytetarët dhe qytetin e Pejës, Lekndreaj që sa ishte Peja, fitoi edhe nënshtetësinë e Kosovës, drejtoi sot edhe disa ankesa në formë indirekte për klubin e Pejës, se nuk kanë qenë korrekt në raport me të, aq sa duhet.
Shkrimi i Daniel Lekndreajt i plotë dhe pa ndërhyrje:
Te dashur Shqiponja, te nderuar qytetare te Pejes,
Permes ketij postimi dua te ju informoj se kam vendosur qe karrieren time profesionale ta vazhdoj jashte qytetit tuaj te bukur dhe tejet mikprites PEJA. Arsyet qe quan ne kete vendim jane te shumta dhe nuk dua te ngarkoj aske me telashet qe jam perballur nder muaj sa isha aty, gja e cila edhe me penalizoj shpesh here per faktin se kurseja Klubin perkunder veshtiresive qe u perballa prej kohes kur erdha ne 2021, trysnise te kaloja tek Klubi qytetit tim ne Shkoder Vllaznia, telashet me pagesa te vonuara dhe trajtim jo korrekt ne raste te ndryshme kur edhe mu kerkua te leshoj apartmentin tim e deri tek mos konfirmimi i gatishmerise ose jo per t’vazhdu s’bashku te Peja edhe pas veres.
Ju kofirmoj me pergjegjesi te plote se kam refuzuar interesime e oferta nga shume Klube qe vinin ne adresen time per faktin se deshiroja te sqarohen gjerat me Pejen dhe te dija nese jam i deshiruar ende, e gatishmeria nuk me ka munguar as edhe nje sekond deri dite me pare kur mu shua edhe durimi per te pritur per ti zgjidhur keto ceshtje me KB PEJA.
Jam tejet falenderues per secilin ndaj jush dhe KB PEJA per kohen e kaluar dhe arritjet e perbashketa dhe jam mirenjohes perjete. Por disa gjera nuk bahen me zor dhe une nuk mund te penalizoj karrieren time pafundsisht kur gjanat nuk sqarohen ne menyre profesionale dhe lihem peng pafundsisht.
Falenderus per jete ndaj Pejes e Shqiponjave!
Me respekt
Daniel Lekndreaj
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.