Basketboll

KAMPIONIA E FEMRAVE NIS MOBILIZIMIN, TRANSFERON NJË XHAMAIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kampione e Superligës së Femrave në basketbollin e Kosovës, Penza e ka zyrtarizuar lojtaren e parë të huaj për stinorin e ri.

Ekipi pejan i femrave ka njoftuar sot se ka transferuar në radhët e veta, gjamajkanen Antoinette Bannister.

Lojtarja fjalë është e gjatë 1.78 centimetra dhe luan në pozitat fundore e së fundmi ishte pjesëe ekipit meksikan ”Phoenix de Monterrey” tek të cilët në vetëm 2 ndeshje kishte 12 pikë, 5 kërcime e 2.5 asiste për ndeshje.

Përveç Meksikës, Bannister ka luajtur edhe në Portugali e SHBA.

Bannister ka përvojë në tri Universitete të SHBA-ve, atë Karolinës së Veriut, Floridës dhe atë në Karolinën Lindore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.