Basketboll

GJYSMËFINALE TË ‘’LEHTA’’, PËR PRISHTINËN E RAHOVECIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e djeshme përfunduan dy gjysmëfinalet e ‘’Play Off’’-it në Superligën e meshkujve të basketbollit kosovar.

Pas përfundimit të tyre u mësuan edhe finalistët e garës kryesore në basketbollin kosovar.

Finalisti i parë, Z Mobile Prishtina arriti që pa probleme të kalojë në finale, ndaj Bashkimit të Prizrenit në seri 3-0. Kryeqytetasit dy herë me radhë triumfuan në kryeqytet(111-74, 97-88), ndërsa finalen e siguruan në Prizren, duke mposhtur Bashkimin edhe në ndeshjen e tretë(95-98).

Pas këtij triumfi, kryeqytetasit u plasuan në finale me plotë meritë.

Në gjysmëfinalen e dytë, Rahoveci shkruajti historinë e klubit. Ekipi ‘’vreshtarë’’ arriti që ta mposhtë ekipin e Golden Eagle Yllit me seri të përgjithshme prej 3-0. Që për opinionin basketbolldashës kosovar, ishte çudi e madhe.

Rahoveci arriti që të triumfojë dy herë radhazi në Therandë(93-96, 78-80), ndërsa finalen e siguroi në arenën e elektrizuar ‘’Mizahir Isma’’ ku para tifozëve të vetë, Yllit ia shkaktoi një humbje të thellë 84-70.

Me triumfin e djeshëm, ekipi i Rahovecit arriti sukses historik për klubin, sepse për herë të parë arriti në finale të kësaj gare prestigjioze të basketbollit tonë.

Pra, në finalen e Superligës sivjet do ti kemi përballë dy finalistë: Z Mobile Prishtina – Rahoveci. Se kush do të shpallet kampionë, do ta mësojmë pas zhvillimit të ndeshjeve mes këtyre dy ekipeve.

Komentet janë të mbyllura.