PJESA E DYTË FATALE, KOSOVA MPOSHTET NGA BULLGARIA (U18 M)
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka pësuar edhe humbjen e dytë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djelmoshat tanë sot pësuan disfatë ng Bullgaria me rezultat 85-65.
Pjesa e dytë (16-10, 25-15) ishte fatale për ekipin e drejtuar nga Ilir Selmani, pasi në pjesën e parë djemtë tanë u mbajtën mjaftë mirë dhe kjo bëri që pjesëloja e parë të mbyllet me vetëm katër pikë diferencë (44-40).
Vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifrore edhe sot te Kosova, Bardh Istrefi realizoi double-double prej 24 pikëve e 10 kërcimeve dhe Arlind Konjuhi që kishte 11 pikë.
Tash Kosova ka 2 humbje nga 2 ndeshje të zhvilluara në këtë Evropian e duelin e tretë e zhvillon nesër Holandës nga ora 12:30.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.