Basketboll

KOSOVA U18 (M) MPOSHTET EDHE NGA HOLANDA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka pësuar disfatën e tretë me radhë në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Ekipi ynë sot pësoi nga Holanda me rezultat final dhe tejet të thellë 44-78.

Loja nuk kishte ndonjë historik interesant, për faktin se holandezët e kontrolluan nga fillimi e deri në fund (7-23, 10-13, 11-20, 16-22) dhe në fund arritën fitore meritore.

Vetëm pesë basketbollistë shënuan pikë te Kosova sot, gjersa me pikë dyshifrore u dalluan, Olsi Kurtaj me 21 e Bardh Istrefi me 11 sosh.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në këtë Evropian, Kosova ka po aq disfata e nesër e ka ditë pushimi, gjersa pasnesër takohet me Norvegjinë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.