Basketboll

NGA GJYSMËFINALET, PA DËNIME SHPËTUAN VETËM BASHKIMI E PRISHTINA

Prishtinë (AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë publike dënimet e shqiptuara për ekipet, për dy seritë e fundit gjysmëfinale në ”Play Off” të Superligës.

Nga seritë e dyta, komesari i garave ka shqiptuar këto dënime:

1.KB.Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.4 dënohet me 500 euro. Hudhja e gjësendeve të forta (goditja e lojtarit Arian Qallaku, KB Rahoveci) nga ana e shikuesve vendas.
2.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 52.1 te PG dnohet me 100 euro.
3.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 300 euro.
4.Bajramcurr Berisha , gjyqtari I tavolines zyrtare Konform Nenit 54.2 te PG ( paraqitja jo objektive e proceverbalit dhe fshehja e fakteve) denohet me 4 ndeshje.
5.Dibran Gashi, FIBA gjyqtari I mbajtjes se statistikave Konform Nenit 54.2 te PG ( paraqitja jo objektive e statistikave Live dhe fshehja e fakteve) denohet me 4 ndeshje.

Ndërsa nga seritë e treta, njëherazi të fundit ka pasur më pak dënime:

1.KB.Rahoveci , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 300 euro.
2.Alban Veseli ( KB.Golden Eagle Ylli) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 150 euro.

Njoftim:
KB.Z Mobile Prishtina dhe KB.Rahoveci janë finalistet e Play Off-it te superliges për edicionin 2018-2019.

Komentet janë të mbyllura.