Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI PREZANTON FANELAT PËR STINORIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Golden Eagle Ylli ka publikuar fanelat e reja për stinorin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga Theranda ka njoftuar se tashmë ka dizajnuar fanelat e reja dhe ato shpejtë pritet të jenë në shitje edhe për tifozët e skuadrës.

”Prezantojmë fanelat e ekipit KAMPION. Kështu do të duken ato për edicionin 2022/23.
Së shpejti do të ju japim informacione se si mund ti porosisni ato!”, shkruan njoftimi i ekipit therandas.
Ylli sivjet do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve, gjersa deri tani ka njoftuar edhe për disa risi në aspektin ekipor. Duke vazhduar kontratat me komplet pjesën e shtabit teknik dhe lojtarët, Gëzim Morina, Ardit Pepaj, Drilon Shala, Henrik Shirko e Chris Harris, gjersa ka transferuar, Valon Bunjakun, Malcolm Armsteadin dhe Ismet Sejficin.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.