Basketboll

PONTE PRIZRENI MBAJTI KOKTEJ FALENDERIMI PËR LOJTARËT DHE SPONZORËT E KLUBIT

Zyrtarët e klubit prizrenas, Ponte Prizreni kanë mbajtur një koktej rasti me donatorët dhe lojtarët e ekipit në shenjë falenderimi për edicionin që po e lëmë pas.

Shkresa e plotë zyrtare nga klubi prizrenas pa ndërhyrje:

Fillimisht në emër të klubit u falenderuan bizneset të cilët dhanë mbështetjen për një edicion të suksesshëm, ku skuadra jonë arriti playoffin në kampionat, dhe final 4 të kupës së Republikës së Kosovës.

Pastaj për të gjithë sponzorët tonë u ndan dhurata modeste në shenjë mirënjohje e falenderimi , nga një pllaket dhe fanellë zyrtare të ekipit tonë.

Edhe bizneset të cilën ishin krahu jonë i djathtë na dhanë komplimente për rezultatet e klubit dhe njëzëri u zotuan se mbështetja e tyre do të vazhdojë edhe në edicionin e ardhshëm përfshirë sponzorin gjeneral “PONTE” të cilët janë më meritorët për këtë sukses të klubit.

Me anë të këtijë postimi sinqerisht nga zemra ju falenderojmë të gjithëve edhe njëherë.

Pas koktejit lojtarët dhe stafi ekipit darkuan së bashku duke u përshëndetur dhe falenderuar lojtarët amerikanë : Elliott Cole, Brandon Scott, Chris Waller dhe Malcolm Canada të cilët në ditët në vijim do udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Pasi qe kontratat e tyre ju përfundojnë ,nga ky grup vetëm Malcolm Canada do rikthehet në edicionin e ardhshëm. Kontributi i tyre do jetë i pa harruar.

Cole, Scott dhe Waller gjithë skuadra ju dëshiron shëndet , sukses dhe një karrierë sa më të avancuar. Ne asnjëherë nuk do t’ju harrojmë!

Shihemi në edicionin e ardhshëm.

Respekt dhe falenderim për të gjithë ju që ishit pranë nesh”, thuhet në shkresën e klubit të Ponte Prizrenit.

Komentet janë të mbyllura.