Basketboll

EKSKLUZIVE: ERA SHATRI DHE BESJANA MARTINAJ RIKTHEHEN TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – U mendua se KBF Prishtina sivjet do të jetë më e dobët për dallim nga vitet e kaluara, por realisht kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit pejan kanë përgatitur disa befasi në merkato dhe punuan në heshtje për të formuar një ekip serioz që do luftojë për trofe.

Sipas burimeve, Era Shatri dhe Besjana Martinaj janë rikthyer te Prishtina, pas një edicioni të kaluar te Bashkimi, ku ishin prej lojtareve kryesore.

Mësohet se Prishtina ka transferuar për fillim edhe dy lojtare të huaja, gjersa ka vazhduar kontratat edhe me Diellza Dekajn e Agnesa Rrahmanin.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.