Basketboll

KONFIRMOHEN NIKOQIRËT E KUALIFIKIMEVE TË FIBA EUROPE CUP, TREPÇA NË MESIN E TYRE – PRISHTINA SHKON NË LITUANI

FIBA Europe Cup ka konfirmuar nikoqirët e turneve kualifikuese që do të përcaktojnë se kush do t’i marrë biletat e fundit për fazën e sezonit të rregullt të garës.

KB Trepça nga Kosova është klubi që do të jetë nikoqir i Turneut A dhe do të përballet me gjermanët e BG Gottingen në çerekfinale, kurse fituesi takohet në gjysmëfinale me Sportingun.

Në po këtë grup, Thor Thorlakshofn nga Islanda do të përballet me Petrolina AEK në çerekfinale, kurse në gjysmëfinale fituesi takohet me Telenet Antëerp.

Pra janë gjithsej pesë klube nga shtete të ndryshme që do të shijojnë mikpritjen mitrovicase për kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Në Turneun B që do të mbahet në Lituani, është CBet Jonava që luan ndaj SCMU Craiova të Rumanisë në çerekfinale. Fituesi takohet me Kapfenberg Bulls në gjysmëfinale, teksa në anën tjetër Sigal Prishtina pret fituesin e çerekfinales mes Cedevita Junior dhe Kalev/Cramo të Estonisë.

Rilski Sportist nga Bullgaria do të jetë nikoqir i Turneut C dhe do të luajë ndaj Arisit të Selanikut apo Ëolvesit nga Lituania në njërën nga gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen tjetër është Hapoel Haifa që do të luajë ndaj Kataja Basket.

Cholet Basket nga Franca do të organizojë Turneun D dhe do të përballet me klubin turk, Besiktas në gjysmëfinalen e parë. Klubi plazk Czarni Slupsk do të luftojë ndaj Jamtland Basket të Suedisë, me fituesin e këtij dueli që përballet ndaj ZZ Leiden në gjysmëfinale.

Të gjitha katër turnetë kualifikuese do të mbahen nga 27 deri 30 shtator dhe ekipet që fitojnë finalet respektive do t’i bashkohen sezonit të rregullt të FIBA Europe Cup.

Vendet tjera kualifikuese që do të hapen për sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup mund të hapen pas kompletimit të turneve kualifikuese dhe do të përfitojnë humësit e finaleve të turneve kualifikuese, gjithnjë sipas kriterit të Pikës D të Rregullores Zyrtare të Basketbollit.

Sezoni i rregullt i FIBA Europe Cup fillon më 12 Tetor.

/AsistiOnline/

Komentet janë të mbyllura.