NJË SKUADËR E RE INKUADROHET NË LIGËN E PARË ME KËRKESË TË VEÇANTË
Prishtinë(AsistiOnline) – Një skuadër e re i’u është shtuar basketbollit kosovar gjatë këtij viti.
Bëhet fjalë për klubin e quajtur ”Bora Basket” që në afatin kalimtar veror ka paraqitur disa transfere dhe fillimisht ishte menduar se do të garojë në Ligën e dytë.
Por në mbledhjen e fundit të bordit të FBK-së, është marrë vendim që kjo skuadër me kërkesë të veçantë ti fillojë garat në Ligën e parë.
”Bordi e ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja”, shkruan njoftimi i FBK-së.
Dion Haxhosaj, Mergim Jakupi, Blerand Thaçi, Arber Shala, Adhurim Aliaj, Don Shehu e Eliot Peci, janë emrat e paraqitur si transfere të këtij ekipi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.