Basketboll

RAHOVECI  – GOLDEN EAGLE YLLI      84:70 (3:0)

SUPERLIGA - GJYSMËFINALE (NDESHJA 3)

Afro 4 mijë shikues , në Mizahir Isma të Rahovecit, kte palestër e cila sivjet është foleja kryesore e basketbollit kosovar, me atmosferën më të bukur dhe më të zjarrtë sportive, i janë gëzuar suksesit historik të basketbollistëve të tyre të cilët mposhtën Golden Eagle Yllin me rezultat 84 me 70 dhe e përmbyllën serinë gjysmëfinale me rezultat 3:0 duke kaluar në finale, ku do të takohen me Prishtinën.  

 Çdo respekt për Bujar Locin , trajnerin e Rahoivecit që ka ditur ta programoj ngritjen e formës së skuadrës pikërisht atëherë kur i duhet më së shumti dhe pas asaj mini-krize të cilës i shpëtuan në përballje me Ponte Prizrenin, e përgatiti skuadrën shumë mirë dhe bëri ate që pak kush ka besuar, eliminoi Yllin me 3 – 0 në seri.   Në kte fitore e cila solli suksesin historik të këtij ekipi që ka bërë bum në basketbollin kosovar për herë të tretë rresht lider i pakontestueshëm ishte Fredd Richardson me hiq më pak se 35 pikë prej tyre 7 treshe fenomenale dhe përpak nuk realizoi double double pasi duelin e përmbylli me 9 kërcime dhe shtoi 3 asistime.

 Edhe  një lojë të shkëlqyeshme bëri kapiteni Arian Qollaku me 15 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime ndërsa plejmejkeri Deshon Minnis e vazhdoi shkëlqimin e tij, pasi edhe një herë rresht ishte shumë afër edhe një triple- doubli . Kte herë i munguan vetëm 2 asistime dhe duelin e përfundoi me 12 pikë e 12 kërcime dhe 8 asistime.

 Perfekt edh në kte duel ishte i riu Atik Koshi, djaloshi që ishte hero i ndeshjes së dytë ndërsa sonte në momentet kur e inkuadroi trajneri Loci në lojë ai edhe një herë rresht e arystroi besimin e tij dhe në çastet e rëndësishme kur thyhej loja me dy treshet dhe depërtimin e sillte rehati tek nikoqirët

 Nga ana tjetër, lojtari kryesor i Golden Eagle Yllit ishte alo-qendra Bambale Osby i cili luajti me double double prej 22 pikëve e 13 kërcime ndërsa shpërndau edhe 3 bllokada ndërsa i rikthyeri nga lëndimi, Alban Veseli pati një shfaqje fantastike me një tjetër double double prej 19 pikëve dhe 10 kërcime, duke shënuar 5 treshe në dyluftimet e tij të nxehta bombarduese me Richardsonin e Rahovecit.Afër dyshifrorit të dyfishtë ishte Holloman që shënoi 11 pikë e 8 kërcime ndërsa vodhi 4 topa, kurse Leonard Mekaj pati 10 pikë e 6 asistime.

 I heshtur në kte duel sa i përket shënimit të pikëve ishte Everet. Arma kryesore e Yllitedhe një herë rresht ishte nën mesatarën e pikëve të tij kte edicion por patjetër duhet theksuar kontributin e tij të madh nën kosha ku mblodhi 11 kërcime ndërsa në sulm asistoi 6 herë

 Fillimi i çerekut të parë u karakterizua me duelet e Richardsonit që shënoi dy treshe rresht (6:4 dhe 9:4) në çka u përgjigj Alban Veseli (9:7) ndërsa pas këtyre dy gjuajtjeve të lira të Richardsonit për 16 me 11, kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 29 sekonda deri në fund të kësaj pjesëloje, mysafirët shtrënguan mbrojtjen dhe deri në fund nuk pranuan asnjë pikë kurse në sulm, me serinë prej 7-0 të cilën e nisi Albani me treshe dhe e vazhduan Holloman e Everet, kaluan për herë të parë në avantazh 16 me 18 që ishte edhe rezultati i këitj çereku.

 

Tre minutat e para të çerekut të dytë ishin plotësisht të niveluara deri sa Bujar Loci nuk e inkuadroi në lojë Atik Koshin i cili edhe një herë rresht u dëshmua si lokomotivë e skuadrës atëherë kur i duhet më së shumti dhe me këtë treshe të tij për ta rikthyer eëprsinë në 24 me 22, faktikisht nisi serinë prej 11-0 duke shënuar edhe një dyshme më vonë ndërsa e përmbylli Qollaku për 32 me 22

 Mirëpo edhe një herë rresht me treshen e tij ishte Alban Veseli ai që nisi serinë prej 9 me 0 të Yllit, të cilën e përmbylli Leonard Mekaj me këtë shënim të bukur për  ta zbutur maksimalisht dizavnatzhin(32:31), 37 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.

 Megjithatë ishte edhe një herë i pandalshmi dhe super-snajperisti në kte duel, Fredd Richardson ai i cili lansoi dhe qëlloi treshe, në sekondën e fundit për 35 me 31.

 Çereku i tretë i kësaj gjysmëfinales së tretë ishte super-super i nxehtë: duel i vërtet i bombarduesve që nuk dinin të huqnin.

4 mijë shikues në palestër dhe gjithë ata që e përcollën direkt në Artmotion ishin dëshmitar të një dueli fenom,enal të cilin e filloi Richardson (40:34), menjëherë në anën tjetër u përgjigj Veseli (40:37) ndërkohë edhe Qollaku qëlloi një (43:37).

Ngadal beg se ka hendek tha Gerius Holloman për 43 me 40 kurse ai që e filloi edhe e përfundoi këtë breshëri të tresheve…Fredd Richardson shënoi për 46 me 40.

Ishte kjo seria dhe periudha më e bukur e basketbollit kosovar sivjet.

Ndërkohë, me dyshet e tyre, Richardson, Qollaku e Uashington ngritën epërsinë në 10 pikë (52:42), kur po luhej minuta 27.

Deri në fund të 30 minutave, skuadrat shënoni një për një dhe krejt në fund me dy gjuajtjet e lira , Everet afroi rezultatin në 59 me 51.

 Dy treshet e shënuara menjëherë në fillim të çerkut vendimtar, nga heronjtë e ndeshjes së dytë në Therandë, Arian Qollaku dhe Atik Koshi si dhe trepikët e Deshon minnisit me këtë kosh faul, kontribuan në serinë prej 9 me 2 (68:53) e cila ngriti epërsinë e Rahovecit në plus 15.

 Ishte kjo në fakt seria vendimtare në fitoren e rahovecianëve pasi që basketbollistët e Golden Eagle Yllit nuk patën fuqi ta anulojnë kte disavantazh dhe skuadra e cila sivjet bëri histori duke luajtur në finale të Kupës dhe tash edhe në Finalen e Play Offit të Superligës.

 Në fund duhet theksuar se, KB Rahoveci, kryesia e klubit së bahsku me trajnerin e shkëlqyeshëm Bujar Locin dhe kolegët e tij , me organizimin më të mirë në Superligë në çdo aspekt, sivjet,me plot meritë kualifikohet në finale ku e pret Z Mobile Prishtina, të dielën e ardhshme me fillim nga ora 17, me transmetim direkt në Artmotion  dhe Klan Kosova .

Komentet janë të mbyllura.