FANTASTIKE: EDON MAXHUNI ME FINLANDËN KUALIFIKOHEN NË BOTËROR PARA KOHËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda e ka arritur edhe fitoren e shtatë në kualifikimet për Botërorin 2023 me ç’rast e ka siguruar zyrtarisht botërorin.
Skuadra finalndeze sot e mposhti Estoninë në Tallinn me shifrat 68-76 e për të konfirmuar kualifikimin e Finlandës, dje kreu shumë punë edhe fitorja e Suedisë ndaj Izraelit.
Kosovar, Edon Maxhuni ishte prej kontribuesve kryesor te Finlanda sikur në ndeshjet e kaluara e dje kontriboi me 9 pikë e 4 asiste për 24 minuta lojë.
Finlanda e siguron Kampionatin Botëror 2023, para kohës edhe pse ka edhe një raund tjetër të kualifikimeve, pra dy ndeshjet e fundit të grupit skuadra i luan sa për prestigj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.