Basketboll

PRISHTINA KONFIRMON PJESËMARRJEN NË ”ENBL LEAGUE”, POR ME NJË KUSHT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme kosovare, Sigal Prishtina e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në kompeticionin evropian ”ENBL League”.

Në fakt, ekipi prishtinas do të garojë në këtë kompeticion në rast se nuk kualifikohet në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup.

”Klubi i basketbollit SIGAL Prishtina do t’i bashkohet Ligës Evropiane të Basketbollit Verior nëse nuk kualifikohet në sezonin e rregullt të FIBA ​​Europe Cup. Klubi kosovar do të përballet me fituesin e çiftit çerekfinal ndërmjet Kalev/Cramo dhe Cedevita Junior të mërkurën, më 28 shtator, në Jonava të Lituanisë”, ka shkruajtur njoftimi i Ligës ”ENBL”, gjersa postimin e njejtë e ka shpërndarë edhe KB Prishtina.

Të kujtojmë se ftesë për të garuar në këtë kompeticion, ka marrë ftesë edhe skuadra tjetër kosovare, KB Trepça e kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të pranuar që të luajë ose jo.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.