GJERMANIA PARALAJMËRON KUNDËRSHTARËT, MPOSHT NJËRËN PREJ FAVORITEVE PËR TË ARTËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Se do të jetë ‘arrë’ e fortë për çdo skuadër e konstatoi edhe sot me vet faktin se mposhti njërën prej skuadrave favorite për medaljen e artë.
Gjermania e mposhti Francën në duelin e parë në këtë Evropian për të dyja ekipet me rezultat të konsiderueshëm 63-76.
Johannes Thiemann me 14 pikë, Niels Giffey e Maodo Lo me nga 13, si dhe Dennis Schroder me 11 pikë, ishin katërshja e gjermanëve sonte që realizuan pikë dyshifrore dhe vendosën fituesin.
Te Franca ishin të pamjaftueshëm për fitore, Guerschon Yabusele me 18 pikë dhe Rudy Gobert me 11 sosh.
Në xhiron e dytë, Gjermania ndeshet me Bosnjen e Franca luan derbin ndaj Lituanisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.