LAJM I MIRË: ILLMEN BAJRA KRYETRAJNER TE SKUADRA E NJOHUR GJERMANE PËR FEMRA
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri prizrenas, Illmen Bajra është bërë me ekip të ri për ta drejtuar në stinorin 2022-23.
Njeriu që edicionin e kaluar u largua nga Kosova për të filluar jetë të re në shtetin e Gjermanisë, ditën e djeshme është prezantuar te një skuadër tejet serioze.
Bajra ka marrë drejtimin e ekipit gjerman të femrave, ”HTG Bad Homburg – Falcons”, ekip ky që do të bëjë gara në Bundesliga 2.
Në fakt, ky ekip sivjet arriti të fitojë finalen e Bundesliga 2, por që nuk pranoi të bëjë gara në elitën e basketbollit gjerman, shkaku që edhe sivjet dëshiron t’ju japë hapësira disa lojtareve të reja me shumë potencial e në elitë, kjo gjë do të ishte shumë e vështirë.
Sido që jetë, një gjë është e sigurtë se Bajra do të udhëheq një skuadër shumë serioze e natyrisht që pritet ta arsyetojë besimin e klubit, pasiqë edhe sa ishte në Kosovë ka treguar profesionalizëm dhe suksese të konsiderueshme.
Të kujtojmë se Illmen Bajra në të kaluarën ka qenë kryetrajner i Bashkimit të Prizrenit, derisa ka udhëhequr edhe me Bashkimin e Femrave ku i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Bajra ka punuar si ndihmës trajner edhe te Prishtina, Prizreni 16 dhe Rahoveci, poashtu edhe te Përfaqësuesja e Kosovës A dhe ka qenë selektor i Kosovës U18 te femrat.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.