FINLANDA MPOSHTET NGUSHTË PAS VAZHDIMEVE NGA IZRAELI
Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda ka pësuar humbje në duelin e parë të Kampionatit Evropian i zhvilluar sot në Çeki.
Izraeli arriti ta mposht ekipin finalndez por vetëm pas vazhdimeve dhe atë me shifrat e ngushta prej 89-87, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 79-79.
Deni Avdija ishte fantastik te Izraeli me 23 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Tomer Ginat me 13 pikë.
Te Finlanda s’mjaftuan kurrsesi për fitore, 33 pikët e Lauri Markkanenit, derisa performancë mjaftë të mirë pati edhe kosovari Edon Maxhuni që për 30 minuta lojë debutoi në një Evropian me 11 pikë, 6 kërcime e 3 asiste.
Në xhiron e dytë, Finlanda takohet me Poloninë e Izraeli me Holandën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.