ME VETËM NJË ÇEREK TË FITUAR, GJERMANIA E MPOSHT BOSNJEN
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania ka arritur fitore shumë më të vështirë sesa që është pritur ndaj Bosnje & Hercegovinës.
Gjermanët i mposhtën boshnjakët me 10 pikë dallim, 92-82, gjersa çereku i tretë ishte përcaktues për fituesin e takimit, ku Gjermanisë i mjaftoi (28-11), për fitore edhe pse tre të tjerë i humbi.
Dennis Schroder e Franz Wagner me nga 18 pikë dhe Johannes Thiemann me 14 sosh, ishin treshja e lojtarëve më të dalluar te gjermanët sot.
Te Bosnja s’mjaftuan për fitore, Dzanan Musa me 30 pikë e Jusuf Nurkic me 21 sosh.
Në xhiron e tretë, Gjermania përballet me Lituaninë e Bosnja luan me Slloveninë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.