Basketboll

DUEL I TITANËVE SIDOMOS NË TRAPEZ, ‘GJELAT’ KORRIN FITOREN E PARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante të Eurobasketit 2022, padyshim që u zhvillua sot në Këln të Gjermanisë.

Franca e mposhti Lituaninë me shumë pak dallim 73-77, në një ndeshje me shumë lufte dhe duele të ashpra sidomos në trapez, duke pasur parasysh se të dyja ekipet zotërojnë lojtarë shtatëgjatë.

Evan Fournier ishte figura kryesore te Franca si zakonisht me 27 pikë dhe i vetmi që sonte realizoi pikë dyshifrore.

Gjersa te Lituania s’mjaftuan assesi për fitore, Jonas Valanciunas me 15 pikë dhe Rokas Jokubaitis me 14 sosh.

Në xhiron e tretë, Franca ka punë më të lehtë me Hungarinë e Lituania kërkon fitoren e parë ndaj Gjermanisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.