SENZACION: ADIS BEQIRAGIQ I’A SHKAKTON KAMPIONIT AKTUAL HUMBJEN E PARË NË EUROBASKET
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i ekipit kosovar të Golden Eagle Yllit, që njëkohësisht e luan rolin e selektorit edhe te Bosnja, ka vazhduar me rezultate pozitive në Eurobasketin që po mbahet aktualisht.
Bosnje & Hercegovina sonte e ka mposhtur kampionen aktuale të Kampionatit Evropian, Slloveninë me shifrat 93-97.
John Roberson me 23 pikë, Dzanan Musa me 22, Miralem Halilovic me 13 dhe Jusuf Nurkic e Edin Atic me nga 12 sosh, ishin pesëshja e dalluar që i solli fitoren e madhe Bosnjes sonte.
Te sllovenët ishin të pamjaftueshëm për fitore, Vlatko Cancar me 22 e Goran Dragic me 20 pikë.
Pas tri xhirove të para, të dyja ekipet kanë nga 2 fitore e 1 humbje. Gjersa në xhiron e ardhshme, Bosnja takohet me Francën e Sllovenia duelon me Gjermaninë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.