TRE DITË NGA NISJA E STINORIT TË RI NË ELITËN E BASKETBOLLIT KOSOVAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur edhe tre ditë, deri te nisja e stinorit të ri në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Një edicion që pritet të jetë i jashtëzakonshëm dhe me shumë rivalitet e gjithë këtij optimizmi i ka paraprirë vala e madhe e përgatitjeve nga ekipet, për dallim nga vitet e kaluara.
Përpos transferimeve të hershme, ekipet tona sivjet i kanë nisur përgatitjet shumë më herët, madje lojtarët e tyre i kanë testuar edhe nëpër miqësore të ndryshme e kjo ka dhënë sinjale pozitive se stinori sivjet do të jetë edhe më interesant se viteve të kaluara.
Xhiro e parë nis këtë vikend që po vjen me çifte mjaftë interesante:
Trepça – Ponte Prizreni
Bashkimi – Vëllaznimi
Rahoveci – Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina – Peja.
Orari i ndeshjeve ende nuk është caktuar, porse ato do të luhen të shtunën dhe të dielën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.