Basketboll

FINLANDA E EDONIT KALON TUTJE ME FITORE DHE SI E DYTA NË GRUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda e ka kaluar fazën e parë të Eurobasket 2022.

Skuadra ku luan edhe kosovari Edon Maxhuni e mposhti sot Holandën 88-67, për të kaluar kështu tutje me plotë meritë.

Si zakonisht edhe sot Lauri Markkanen ishte fantastik te finlandezët me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Shawn Huff me 14 pikë dhe Edon Maxhuni me 9 sosh.

Te Holanda lojë të mirë shfaqi, Worthy de Jong me 21 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.