FANTASTIKE: EDON MAXHUNI DHE FINLANDA NË ÇEREKFINALE, ELIMINOJNË KROACINË ME SHUMË YJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda është skuadra e radhës që siguron një vend në çerekfinalet e Eurobasket 2022.
Skuadra ku bën pjesë edhe shqiptari Edon Maxhuni që poashtu ishte prej lojtarëve kryesorë edhe në këtë triumf, mposhti Kroacinë e yjeve me rezultat 94-86.
Plotë 43 pikë i realizoi sot NBA-lojtari Lauri Markkanen në fitoren e Finlandës, derisa u ndihmua fiuqishëm edhe nga Sasu Salin me 17 e Edon Maxhuni me 16 pikë, 3 asiste e 1 kërcim.
Te kroatët ishin të pamjaftueshëm për fitore, Bojan Bogdanovic me 23 pikë e Jalen Smith me 17 sosh.
Në çerekfinale, Finlanda takohet me Spanjën e Kroacia eliminohet.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.