ZYRTARE: EKREM MEMNUN LARGOHET NGA PRISHTINA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Ekrem Memnun më nuk është trajner i Sigal Prishtinës.
Është vet faqja zyrtare e klubit që e ka konfirmuar lajmin për largimin e turkut i cili erdhi te Prishtina me shumë bujë, por që tashmë e ka mbaruar aventurën e shkurtër.
Në njoftimin e klubit thuhet se Memnun është larguar nga klubi për shkaqe personale dhe klubi e mirëkupton plotësisht atë.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Faleminderit Ekrem Memnun!
Sigal Prishtina dhe Kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët.
Memnun iu bashkangjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi.
Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale.
Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si nje mik i madh i klubit.
Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica.
Faleminderit, Ekrem Memnun!
Të kujtojmë se Memnun e kishte drejtuar Prishtinën edhe gjatë viteve 2003-05.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.