Basketboll

S’mjafton super-performanca e Koljeviqit, Peja e mposht Prizrenin në një duel dramatik

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar ndeshjen më interesante të ditës në xhiron e dytë të elitës së basketbollit kosovar.

Verdhezinjët e mposhtën Ponte Prizrenin në një duel tejet dramtik me shifrat e ngushta 91-94.

Që në start sfida nisi shumë ngushtë me çerekun e parë që u mbyll baraz (26-26) e në të dytin ishte më e mirë skuadra vendase (27-16), për çka edhe shkoi në pushim mes pjesëve me avantazh 53-42.

Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan me Pejën që ndezi ‘motorët’ dhe fitoi dy periodat vendimtare (23-28, 15-24), për ta arritur fitoren e dytë me radhë.

Rodney Purvis ishte fantastik në radhët e Pejës sonte me 31 pikë, 6 kërcime e 4 asiste, gjersa ndihmë mori edhe nga Jalen Tate me 18 pikë dhe Arti Hajdari me 16 pikë.

Te Ponte Prizreni s’mjaftoi për fitore performanca mjeshtërore e veteranit malazez, Ivan Koljeviq me 32 pikë, 11 asiste, 8 kërcime e 1 vjedhje topi.

Pas 2 xhirove, Peja ka po aq fitore e Ponte Prizreni ka 2 humbje nga po aq ndeshje.

Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Golden Eagle Yllin e Ponte Prizreni e luan derbin lokal ndaj Bashkimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.