Një prej legjendave të Efesit, Krunoslav Simon bashkohet me Mulaomeroviqin te Cedevita Junior
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy-herë kampioni i Euroligës me Anadolu Efesin, Krunoslav Simon është bërë me skuadër të re, pas largimit nga gjiganti turk.
Një prej lojtarëve që la gjurmë të pashlyeshme në ekipin e madh turk, duke fituar dy tituj të Euroligës së bashku me klubin, ka kaluar në radhët e ekipit kroat, Cedevita Junior.
Simon do ti bashkohet te skuadra nga Zagrebi, ish-trajnerit të Prishtinës dhe ish-selektorit të Kosovës, Damir Mulaomeroviq i cili e drejton Cedevita Juniorin në vitin e tij të dytë.
“Vendosa për Cedevita Junior sepse mendoj se klubi është i organizuar në mënyrë të shkëlqyer, klubi ka një atmosferë të mirë dhe ata punojnë shumë me lojtarë të rinj. Shpresoj që me përvojën time të mund t’i ndihmoj lojtarët e rinj që të jenë sa më të mirë. Është sigurisht një klub që ka ambicie, kam ambicie edhe unë, edhe pse jam 38 vjeç. Unë me të vërtetë e pres me padurim këtë bashkëpunim dhe sezonin në vazhdim”, tha lojtari në në deklaratë zyrtare pas konfirmimit si lojtar i ekipit.
Mediat kroate raportojnë se Simon kishte marrë oferta me pagesa të larta nga klubet ruse. Megjithatë, zemra e tij vendosi që ai tëqëndrojë afër shtëpisë ku u lind dhe tash pritet ta përfundojë karrierën e tij të gjatë e me plotë suksese atje ku e filloi – në Zagreb të Kroacisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.