Basketboll

Kapiteni Haxhiu dhe trajneri Veseli, tregojnë pse Trepça e humbi ndeshjen ndaj Gottingenit

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmë në ASIST-in 503 ishin të ftuar dyshja e Trepçës, ndihmës-trajneri Brahim Veseli dhe kapiteni, Valdrin Haxhiu.

Veseli tha se kundërshtarin e mbivlerësuan dhe kjo ndikoi në humbje:

Mua ma merr mendja që filluam aq dobët, për shkak se e mbivlerësuam shumë kundërshtarin në pjesën e parë, çerekun e parë dhe të dytë, derisa në fund e kuptuam se edhe ata janë lojtarë sikur ne, pastaj në çerekun e tretë ma merr mendja që filluam ta luajmë lojën që ishim marrë vesh, por derisa mbërrijtëm aty, mendoj se ishte pak vonë”, tha Veseli.

Atë që e tha Veseli e përforcoi edhe kapiteni Haxhiu:

Ajo që tha Brahimi qëndron, ne mbase e kemi respektuar tej mase kundërshtarin. Edhe pse mendoj që në pjesën e dytë e treguam qe edhe ne kemi forcë. Një tjetër problem ka qenë që përveç lojës me Prizrenin, Bashkimin, nuk kemi pasur diçka shumë të forta, që të ketë një ndeshje me mbrojtje aq të fortë. Edhe kjo ka ndikuar që të na gjejë në njëfarë mënyre të papërgatitur edhe pse skautingun, trajnerët tanë e kanë bërë shumë mirë e kemi ditur që luajnë lojë shumë të fortë, mirëpo derisa u ambientuam në lojë dhe filluam, normal që ishte vonë, ekipi i Gottingenit është një ekip me traditë dhe normalisht që ka fuqinë e vet, mirëpo ajo që është kryesorja që edhe ne e kemi parë se ku jemi dhe çka duhet të veprohet dhe ku duhet me u përmirësu”, potencoi Haxhiu.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.