Trajneri i Prishtinës Andin Rashica me kërkesë të veçantë drejtuar FBK-së
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica në ASIST-in 503 ka ardhur me një kërkesë specifike për Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Rashica ka thënë se shqiptarët nga Maqedonia duhet të llogariten si vendorë e ka numëruar arsyjet që sipas tij e legjitimojnë këtë që ai po e kërkon.
”Ajo çka ndoshta edhe ishte dashur të ceket në këtë emision, për arsyjen se është emision që jemi rritur të gjithë me këtë emision dhe dëshirën për basketboll na e ka rritur. Ishte dashur që shumë shpejtë Federata e Basketbollit të Kosovës ta marrë një vendim për lojtarët shqiptarë në Maqedoni, për arsyje se duke ditur që në çfarë probleme kalojnë ata lojtarë dhe nuk ju jepet hapësirë, për tu treguar në shtetin e Maqedonisë, ata janë tanët dhe janë shqiptarë. Mendoj që duhet të krijohet një rregull i posaçëm që këta lojtarë të luajnë në Kosovë si vendorë, është në të mirën e basketbollit të Kosovës se edhe ata janë njerëz tanë, kur dihet që shumica prej tyre kanë familjarë në Kaçanik, Lipjan, Ferizaj, ata janë tanët, janë shqiptarë dhe mendoj që ndoshta duhet të krijohet një rregull. Ndoshta e meritoj ta them këtë, sepse më shkoi jeta në basketboll dhe do të kishte qenë mirë për basketbollin e Kosovës”, mbylli kërkesën publike drejtuar FBK-së, trajneri Rashica.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.