Basketboll

Kapiteni i Trepçës tregon se cilin ekip e sheh si favorit për trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Trepçës, Valdrin Haxhiu ka folur në ASIST, para duelit të Superkupës Mbarëkombëtare e cila fillon sot.

Ai ka thënë se ekipi i tij i ka kryer të gjitha përgatitjet me kohë dhe beson në fitimin e trofeut, por që asnjë kundërshtar nuk duhet ta nënçmojnë.

Vetë-organizimi i jonë dhe i klubit, kemi filluar qysh më herët përgatitjet dhe organizmin e kemi kërkuar si klub, për arsyje se synojmë ta fitojmë këte trofe dhe normal, forma momentale e kundërshtarit tonë të parë, Yllit, për momentin veç e kemi parë dhe po besojmë që qëndrojmë më mirë si në aspektin fizik, taktik ashtu dhe organizativ. Po besoj që pas lojës së mërkurës, nëse veç fitojmë të enjtën, në finale nuk e di ç’mund të them, kam pasur kontakte me bashkëlojtarët në Tiranë dhe sa kam marrë informata, ata ende nuk kanë filluar me lojë dhe përgatitje, janë mëngu. Po besoj, sipas mendimit tim, Ylli ose Trepça cilado prej ekipeve që fitojnë sot, e që unë besoj fuqishëm në ekipin tonë, besoj që ka me qenë pretendenti kryesor për Superkupë”, tha Haxhiu.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.