Pesë xhiro të zhvilluara, vetëm një skuadër nuk e njeh humbjen
Prishtinë(AsistiOnline) – Me duelin e mbetur nga xhiro e katërt mes Trepçës dhe Prishtinës, tashmë është plotësuar numri i të gjitha ndeshjeve në 5 xhirot e para të Superligës së Kosovës.
Pas këtyre 5 javësh të luajtura në garën elitare të basketbollit tonë, pothuajse të gjitha skuadrat janë mposhtur minimalisht nga një herë, por jo edhe KB Peja.
Skuadra verdhezi që sivjet po drejtohet nga trajner shumë ambicioz si turku Can Sevim, po vazhdon të mos njoh kundërshtarë dhe mbi të gjitha po zhvillon një lojë të bukur për sytë e publikut.
Peja, momentalisht është skuadra e vetme në Superligën e Kosovës që ka bilanc të qind për qind, prej 5 fitoreve nga 5 ndeshje, për çka meritat janë të të gjithë ekipit.
Dy ekipet e vetme që i kanë shpëtuar deri tani Pejës, janë Bashkimi dhe Rahoveci me të cilat verdhezinjët ndeshen gjatë dy xhirove të ardhshme.
Peja në vikend i shkon Bashkimit, duel ky i cili zhvillohet të dielën nga ora 19:00.
Skuadra e dytë që ka bilanc tejet të mirë, është ekipi i Trepçës që renditet si i dyti me 4 fitore e 1 humbje (të pësuar nga Peja).
Pozitat tre dhe katërt i ndajnë, Sigal Prishtina dhe Ponte Prizreni me nga 3 fitore dhe nga 2 humbje.
Bashkimi gjendet i pesti me 2 fitore dhe 3 humbje.
Gjersa renditjen tabelare e mbyllin, Vëllaznimi, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli me nga 1 fitore e nga 3 humbje.
Në xhiron e vikendit që po vjen, takohen:
E shtunë:
Rahoveci – Prishtina, ora 17:00
Prizreni – Vëllaznimi, ora 19:00
E dielë:
Trepça – Ylli, ora 17:00
Bashkimi – Peja, ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.