Basketboll

Trepça mbetet pa Tmusiqin për një kohë, lojtari ka pësuar lëndim të rëndë

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja ndaj Prishtinës mbrëmjen e djeshme nuk ka qenë gjithçka për skuadrën e Trepçës.

Ekipi mitrovicas në këtë sfidë e ka humbur për një kohë të pacaktuar edhe njërin prej lojtarëve kryesorë, Mikaile Tmusiq.

Basketbollisti malazez me nënshtetësi kosovare ka pësuar lëndim goxha të rëndë, për të cilin i duhet të operohet.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, Mikaile Tmusic pësoi një ledim i cili pas egzaminimeve t detajuara mjekësore doli të jetë më i komplikuar. Tmuske për ta tejkaluar lëndimin duhet ti nënshtrohet një intervenimi. Mikailes i dëshirojmë shërim të shpejte dhe të kthehet edhe më i fortë. Për kohën e nevojshme dhe ecurinë e rehabilitimit do të ju mbajmë të informuar. HAJDE KREJT SË BASHKU NJË PËRKRAHJE TË MADHE DUKE URUAR SHËRIM SA ME TË SHPEJT PËR TMUSKEN TONË”, shkruan njoftimi i ekipit mitrovicas.
E sipas burimeve të AsistiOnline.com, Tmuske ka pësuar frakturë në gisht dhe nuk dihet saktë koha e rikthimit të tij në parket.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.