Basketboll

Zyrtare: Bashkimi liron Darko Raduloviqin nga detyra

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit edhe zyrtarisht e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin maqedonas, Darko Raduloviq.

Ekipi prizrenas sot nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka liruar nga detyra, kryetrajnerin e deritanishëm të skuadrës.

Sot me marrëveshje të dy anëshme kemi ndarë rrugët me trenerin Darko Radulovic, të cilin e falenderojmë për angazhimin dhe seriozitetin e treguar si dhe i urojmë shëndet e sukses në të ardhmen! Thank you for everything, Darko! Në ndërkohë, ekipin do ta udhëheqin Edin Kërveshi, Edon Godeni dhe Elbesar Gështenja”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.

Raduloviq e drejtoi sivjet Bashkimin në 6 xhiro me bilanc prej 4 humbjeve e 2 fitoreve e duket se disfata e fundit nga Peja ishte e pakapërdirë për ekipin portokallinjë që të vendos për shkarkimin e tij.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.