Fillon stinori i ri në NBA, dy-super ndeshje u zhvilluan gjatë mesnatës
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur stinori i ri edhe në ligën më të fortë të basketbollit në botë, atë të NBA.
Dy-super ndeshje u zhvilluan gjatë mesnatës që lamë pas me Boston Celtics që triumfuan ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 126-117.
Jaylen Brown e Jayson Tatum shkëlqyen me nga 35 pikë secili në këtë fitore të Celtics, gjersa te Philly s’mjaftoi për fitore, James Harden poashtu me 35 pikë.
Në anën tjetër me fitore e nisi stinorin edhe kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors që mposhti Lakersin e LeBron Jamesit 123-109.
Steph Curry si zakonisht ishte fantastik te Warriors me 33 pikë, por u ndihmua edhe nga Andrew Wiggins me 20 pikë e te Lakers, nuk mjaftuan për fitore LeBron James me 31 pikë dhe Anthony Davis me 27 sosh.
Sonte gjatë mesnatës zhvillohen poashtu një numër i madh i ndeshjeve hapëse të stinorit të ri në NBA.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.