Basketboll

Ylli sonte zhvillon duelin e rëndësishëm ndaj Chemnitzit në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit sonte zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij stinori.

Bëhet fjalë për sfidën e vlefshme për fazën grupore ndaj klubit gjerman, Niners Chemniz.

Në duelin e parë të zhvilluar në Gjermani, kishte triumfuar skuadra gjermane me rezultatin 90-60, por nga atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe sonte Ylli beson fuqishëm në fitore.

Momentalisht, therandasit gjenden të fundit në grup me vetëm 1 fitore e 3 disfata, por kanë gjasa reale për kalimin e grupeve dhe mbetet të shihet se cili do jetë rezultati i sontëm.

Sfida starton nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 në të gjitha platformat televizive.

Për çdo risi para ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final, si zakonisht mund të informoheni te vendi – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.