Basketboll

KAMPIONËT NË FINALE TË KONFERENCËS, PËRFUNDON STINORI PËR ROCKETS

Prishtinë (AsistiOnline) – Kampionët aktual të NBA-së, Golden State Warriors janë finalisti i parë i konferencës perëndimore në NBA.

Warriors kanë mposhtur në ndeshjen e 6-të, ekipin e Houston Rockets, 113-118. Ndërsa në finale të konferencës kaluan me seri të fitoreve prej 4-2.

Në ndeshjen e sotme që u luajt në mesnatë, Warriors mposhtën Houstonin edhe pa super-yllin e ekipit Kevin Durant, që u lëndua në ndeshjen e pestë, por fitorja nuk ishte problem për ekipin e Steve Kerr as në sfidën e djeshme.

Në fitoren e Golden State dje, kontribuesit kryesorë ishin, Steph Curry që realizoi 33 pikë, i ndihmuar nga Klay Thompson me 27 pikë, si dhe Andrew Iguodala me 17 pikë.

Tek Houstoni nuk mjaftuan për fitore, James Harden me plotë 35 pikë, por as Chris Paul me dyshifrorë të dyfishtë(27pk, 11 krc).

Pas kësaj fitore, Golden State kualifikohet në finale të Konferencës perëndimore, ku e pret fituesit e duelit, Portland-Denver.

Komentet janë të mbyllura.