Basketboll

Stavileci tregon pse Burim Maraj dha dorëheqje dhe pse ky pranoi të rikthehet te Prishtina

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i ri i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci ka qenë i ftuar në ASIST-in 510 i cili u transmetua të hënën që shkoi.

I rikthyer në postin e të parit të Prishtinës pas disa viteve, Stavileci tregoi fillimisht pse dha dorëheqje ish-kryetari Burim Maraj dhe pse ai vendosi të rikthehet në klubin me të cilin fitoi të gjithë trofetë.

”Prishtina qe sa e sa vite, ne jemi munduar me kriju një familje të njerëzve që e dojnë basketbollin dhe jetojnë me basketbollin dhe sportin në përgjithësi e basketbollin pak më shumë. Ne në vitin 2019, është desht për me u tërheq, për shkak të një ligji që ka qenë në atë kohë dhe nuk kam dasht me dëmtu klubin, sado që nuk ka pasur aty konflikt interesi, por unë kam dasht ti paraprijë asaj që ta jap edhe si shembull. Pastaj, doktori Shkëlzen Fetiu e ka marrë klubin dhe ne në shkurt të vitit të kaluar e mbajtëm një Kuvend, sepse mbeti klubi pa timonier dhe Burimi e ka pranuar edhe përkundër faktit që ka pasur punë dhe angazhime tjera, vetëm një lloj misioni që ai me ngrit deri në një nivel dhe pastaj me vazhdu me planet e tij. Burimi është një djal i shkolluar shume mirë në Angli, normalisht që basketbollin e don, vazhdon me dashtë me qenë pjesë e jona, por ka pas angazhime të tjera dhe në atë moment, nuk ka qene ambicie e imja, po duke e pare se si po shkon, me thënë të drejten, po dua ta pranoj në studion tuaj dhe me shumë zemër, sepse ka qen interesant. Nuk më ka ndodhur asnjëherë aq shumë konsideratë edhe admirim prej tifozëve prej dashamirëve të Prishtinës, Plisat, dmth dikur rreth dy javë i madh e i vogël më kanë lutur me u kthye. Për mua sikurse edhe për juve, sporti, basketbolli e Prishtina, po jo vetëm, Prishtina është diçka që nuk mund ti thuash jo, pavarësisht obligimeve që i kam”, tha Stavileci në studion e ASIST-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.