Prishtina debuton me humbje në ENBL League
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka nisur me humbje aventurën e re në Ligën ENBL.
Kryeqytetasit nga Kosova u mposhtën në debutim nga ekipi ukrainas, Budivelnyk me rezultat final 85-62.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet interesante edhe pse vendasit fituan dy periodat fillestare por më ngushtë (18-16, 19-13) me çka shkuan në pushim mes pjesëve me avantazh 38-29.
Në pjesën e dytë, diferencat vetëm sa u thelluan (25-16, 22-17) dhe kjo në fund ju mundësoi fitoren e merituar ekipit ukrainas.
Vetëm dy basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Prishtina sonte, Lejson Zeqiri me 15 pikë e Derrick Wilson me 12 sosh.
Bogdan Bliznyuk e Johnny Berhanemeskel, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore të Budivelnykut sonte.
Ndeshjen e dytë në këtë garë, Prishtina e zhvillon menjëherë nesër ndaj Kalev/Cramos me fillim nga ora 15:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.