Basketboll

KB Peja me reagim të ashpër ndaj ngjarjeve që i ndodhën në Mitrovicë

Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen e djeshme u zhvillua derbi i xhiros së 12-të në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës e Pejës.

Sfida u përshkua me shumë probleme dhe me sulme ndaj ekipit mysafir nga një pjesë e publikut të pranishëm në sallë.

Përpos sulmeve në parket, sipas fotografive të postuara në rrjetet sociale, klubi i Pejës është sulmuar edhe gjatë rrugës për në Pejë, konkretisht në dalje të Mitrovicës, duke e gjuajtur me gjësende të forta autobusin e skuadrës verdhezi.

Çfarë vlen të ceket nga kjo ndeshje, është edhe sulmi ndaj basketbollistes pejane, Valbona Bytyqi e cila sipas reagimit zyrtar të klubit pejan, dje ka qenë me skuadrën në Mitrovicë.

AsistiOnline.com në vijim ju sjell komunikatën e plotë dhe pa ndërhyrje të KB Peja:

REAGIM

KB Peja reagon ndaj zhvillimeve gjatë ndeshjes në mes KB Trepca dhe KB Peja në natën e sotme.

Ekipa jonë u sulmua me hudhje të gjesendeve të forta dhe nga persona të ndryshëm në cerekun e tretë dhe si ekip arritem ta evitojmë më të keqen duke u larguar me shpejtësi në zhveshtore. Për cudi, delegati i ndeshjës nuk vendos për zbrazje të tërsishme të palestres, por vetem te një pjese të saj. Ky tolerim i huliganizmit vetem sa rrit dhunën ne palestra. Kështu Pejës i bëhet presion të kthehet në parket, përkundër mungesës së kushteve.

Klubi duke e respektuar ndeshjen vendos të kthehet dhe përkundër se nuk e kishte asnjë minutë për nxemjen e lojtareve të cilet kishin pushuar më shumë se 30 minuta. Dhe përkundër krejt presioneve arritem të fitojmë ndeshjen.
Edhe në momentin e përfundimit të ndeshjes ekipa jonë sulmohet në korridore dhe për të mos mjaftuar kjo edhe jashtë sallës vazhdon sulmi duke ju thyer edhe autobusi i ekipes dhe duke tentuar të lendohen lojtarët.

Mbi të gjitha, me ekipen e Pejës ishte edhe basketbollistja më e mirë kosovare, Valbona Bytyqi, e cila është fyer dhe sulmuar në mënyrën më të keqe të mundshme, përkundër faktit se ajo është shtatzënë. Valbona ka marr një lendim gjatë ndeshjës për cka e denojmë maksimalisht këtë akt dhe kërkojmë denim maksimal.

Ftojmë Federaten e Basketbollit të Kosovës dhe të gjithë akterët përgjegjës që të mos e tolerojnë një situatë të tillë dhune duke i jep hije të keqe nje kampionati fantastik i cili nuk mbahet në mend me herët për një rivalitet kaq të barabart.

Falemnderojmë ekipen dhe stafin teknik qe përkunder se nuk kishte aspak kushte për zhvillim të ndeshjës, ata pranuan dhe luajtën duke e jap atomin e fundit në një presion maksimal dhe arriten të fitojnë ndeshjen.

Është momenti i fundit ti themi STOP DHUNËS!



 

Komentet janë të mbyllura.