Ekskluzive: Rrëfimi i Valbona Bytyqit pas ndodhive të mbrëmshme në Mitrovicë (VIDEO-LAJM)
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e xhiros 12 në elitën e basketbollit kosovar mes Trepçës dhe Pejës u përshkrua me shumë situata të pakëndshme.
Një prej tyre ishte edhe momenti në fund të ndeshjes, kur me shishe në stomak u godit, Valbona Bytyqi, njëra prej basketbollisteve më të mira nga paslufta e këtej, që ishte për ta parë ndeshjen në ”Minatori” me ekspeditën pejane të meshkujve.
AsistiOnline.com gjatë ditës së sotme kontaktoi me Valbonën, për tu interesuar fillimisht për shëndetin e saj e pastaj për ti kërkuar versionin se si ndodhën ngjarjet që i lanë shije të keqe, çdo shikuesi normal të basketbollit, sportit e më gjerë.
Në pjesën e dytë të deklarimit, Valbona tregoi se gjendja e saj shëndetësore dhe bebes së saj që po pret ta lind, fatmirësisht është e mirë dhe shpreson që gjërat të tilla të mos ndodhin më në palestrat kosovare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.