Kreu i Pejës thotë se duhet të futet në shkolla, lënda e cila tregon çka është sporti e çka dhuna
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi ka qenë mbrëmë një nga mysafirët e ftuar në ASIST-in 512.
Gashi ka folur rreth problemeve që po ndodhin me shikuesit nëpër palestrat kosovare, gjersa ka theksuar se duhet të futet në shkolla, një lëndë e cila do ti mësonte nxënësat të dallojnë sportin nga dhuna.
”Unë jam i mendimit që duhet të ketë në shkolla, lëndë e cila tregon çka është sporti dhe çka është dhuna, se ne i kemi të përziera, ne mendojmë që me çdo mjet që e kemi në dorë duhet ti fitojmë ndeshjet? jo, ndeshja fitohet me atë që e ke rregullore, çfarëdo sporti që është, basketboll, me rregulla të basketbollit, ekipa më e mirë e përgatitur atë ditë, fiton ndeshjen. Nuk do të thotë që duhet me fitu gjtithsesi dhe duhet ata në Pejë mu rrebelu, pse Peja humbi, është tërësisht e pakuptimtë për mua dhe unë kurrë nuk e pranoj këtë. Ne kemi edhe me humb secila ekip prej nesh, këtu që jemi, mirëpo publiku duhet me qenë ai që e mban veten dhe nuk gjuan gjëra të ndaluara në fushë. Njësoj duhet me qenë edhe klubet edhe ne si udhëheqësi, duhet me qenë te diciplinuar edhe ne si udhëheqësi duhet me i vendos disa vizione dhe qëllime tonat të cilat mund ti arrijmë. Jo të mendojmë në fillim të sezonës, kemi mu bo kampion, ja s’bohet, se kiameti kërcet”, theksoi Gashi.
Të kujtojmë se jo më larg se në xhiron e fundit, Peja ishte e dënuar një ndeshje pa shikues për shkak se një tifoz i klubit hyri në parket dhe dëshiroi ti qëronte hesapet fizikisht me një nga lojtarët e ekipit mysafir.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.