Basketboll

Vikend pa basketboll në Kosovë, ndeshjet vazhdojnë nga fillimi i javës

Prishtinë(AsistiOnline) – Një vikend i qetë dhe pa basketbollin kosovar, do të jetë ky i datave 24/25 dhjetor.

Xhiroja e 15-të filloi të luhet të enjtën me dy takime, gjersa dy të tjera u shtyen për data të tjera, për shkaqe të ndryshme.

Bashkimi e mposhti Vëllaznimin e Trepça triumfoi ndaj Ponte Prizrenit, në dy duelet e para të kësaj xhiroje që u luajtën të enjten, për shkak se këtë vikend festohen Krishtlindjet.

Ndeshja mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, luhet këtë të hëne e Sigal Prishtina – Peja, është shtyer për fillimin e vitit 2023 me gjasa me 11 janar, për shkak të obligimeve të KB Prishtinës në ENBL League dhe me mirëkuptimin e ekipit pejan.

Në mes të kësaj jave, do të luhet edhe xhiro e 16-të e elitës kosovare, ku na presin takime shumë interesante me skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin 2022 me fitore.

Përpos garave vendore, dy skuadrat tona kosovare, Bashkimi e Peja këtë javë do ta kenë shumë të ngjeshur ngase luajnë edhe në Ligën Ballkanike. Fillimisht, prizrenasit luajnë ndaj ekipit izraelit, Hapoel Beer Sheva në Suharekë me 27 dhjetor nga ora 19:30 e pastaj, Peja luan me 29 dhjetor nga ora 20:15 ndaj po të njejtit ekip.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.