Basketboll

”Problemet në palestra po vinë edhe nga zyrtarët e klubeve”, Reshitaj tregon se si i kanë ndalur incidentet në Suharekë

Prishtinë(AsistiOnline) – Figura publike nga pjesa e medias dhe fansi i madh i klubit të Yllit, Kushtrim Reshitaj ka qenë i ftuar në ASIST-in 515, për të diskutuar mbi sfidat dhe telashet me të cilat po ballafaqohet basketbollit kosovar.

Reshitaj në fillim tha se ka edhe zyrtarë të klubeve në Kosovë, që ju kontribuojnë incidenteve që ndodhin nëpër parketet kosovare.

Edhe kjo e zyrtarëve të klubeve, s’do diskutim që duhet me u shiqu dhe analizu. S’po dua me specifiku në cilën ndeshje të përgjithshme, por në njërën prej ndeshjeve të cilën Ylli e ka zhvilluar në Suharekë dhe nga historiku i kryesisë të x klubit, dmth ne kemi vendosur edhe kamerë personale, vetëm për kryesinë e x klubit, që edhe në momentin kur ndodh diçka edhe në momentin kur e pësojmë ne dhe normalisht klubi që duhet me pësu nese ka gisht në faj, por natyrisht që duhet me pësu edhe iniciatorët e gjithë atij skandali. Ka klube në Kosovë, fatmirësisht mbase pak, por ka klube që kanë persona që tash mos ti përgjithësojmë kryesinë, por persona brenda kryesive të cilët janë eksperta të nxitjes së dhunës, të shkatërrimit të një ndeshje, provokimit të tifozërive të cilët edhe ashtu mezi po ndalen, po edhe në momente të tilla kur dikush provokon në masa të tilla, atëherë natyrisht që edhe këto duhet me u analizu fuqishëm nga federata dhe komisionet përkatëse dhe pastaj edhe me u ndëshku, bile bile edhe më shumë se tifozët, sepse këta janë zyrtarë të klubeve dhe këta duhet me qenë shembulli dhe jo nxitja”, beson Reshitaj.

Fansi i madh i klubit të Therandës, tha se edhe në qytetin prej nga ai vjen ka pasur probleme, por tash janë minimizuar dhe pothuajse janë zhdukur, madje dha edhe shembuj se si kanë arritur ti ndalin këto incidente, pas punës së madhe me tifozët e tyre.

Atmosferë pa incidente është edhe në Suharekë. Ka kohë që është kjo, sepse ne e kemi gjetur një formulë, kryesia e klubit, njerëzit që kanë impakt pak a shumë në qytet edhe tifozët, ne rrimë bashkë thuajse dy herë gjatë javës. Dmth rrimë bashkë edhe i shikojmë dhe si të themi ashtu, ja qesim plusin e minusin, nëse na konvenon që të prishet një ndeshje edhe cilat janë të mirat që vinë prej një ndeshje fantastike. Kështu që kjo ka funkisonuar shumë mirë. Djemtë të cilët udhëheqin me tifozërinë zyrtare në Suharekë, fatmirësisht janë një gjeneratë shume e edukuar, jashtëzakonisht e edukuar dhe incidenti i fundit kur kanë ndodhur që është zbrazur palestra në Suharekë, më duket ka qenë viti 2018 apo 2019 i cili ka ardhur prej disa individëve të tjerë, të cilet nuk kanë qenë në tifozëri zyrtare. Kështu që unë mendoj që të gjitha klubet dhe të gjithë njerëzit që kanë mundësi me kontribu, qoftë këngëtarë, qoftë aktorë, qoftë në këtë rast unë prej pjesës së mediave ose kushdo në klubet e veta dhe me tifozët e vetë, të zhvillojnë takime të jashtëzakonshme e të shpeshta, sepse kjo i ndikon fuqishëm progresit në sport. Në Suharekë ka progres të jashtëzakonshëm. Sot kur shkon me pa ndeshjen, lirisht mundesh me shku pa u shqetësu, se ka me të ndodh diçka, të pakten deri tash”, thotë Reshitaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.