Basketboll

ASISTI FESTIV – nesër gjatë mesditës me dy termine, super-special dhe me duelin 1×1 me yjet e reja

Viti 2022 ishte me plot suksese për basketbollin e femrave dhe meshkujve por edhe probleme e sidomos shpërthimi i dhunës. Gjitha këto do të’i shohim në përmbledhjen vjetore në ASISTIN 516 (FESTIV ) i cili transmetohet nesër me 1 Janar nga ora 11:15 e mesditës në Klan Kosova dhe nga ora 14:00 pasdite në Sport 1 në Artmotion.

Sipas traditës për festat e fundvitit, vitin basketbollistik e përmbyllim me përmbledhjen vjetor të gjithë asaj që ka ndodh në basketbollin e femrave dhe të meshkujve, qoftë në parketet kosovare apo ato ndërkombëtare. 

ASISTI 516 (FESTIV) me të cilin do ta përmbledhim vitin 2022 fillon me basketbollin femëror i cili pati vit historik pasi shpalli kampionin e parë ndonjëherë të Ligës Unike për Femra. Veçori i këtij viti të basketbollit për femra ishte se tri skuadrat kosovare morën nga një trofe secila.

Te basketbolli i meshkujve 2022-shi ishte  ishte vit i ku katër skuadra kosovare fituan trofe. Trepça e fitoi Kupën e Kosovës duke e kthyer trofeun e parë pas një dekade në Minatori, Peja u shpall kampione e Ligës Unike dhe Golden Eagle Ylli mbrojti titullin e kampionit të Kosovës në një seri finale fantastike në Suharekë dhe Mitrovicë. 

Ndërkohë, pas pushimit veror  skuadrat e elitës së basketbollit kosovar në vjeshtë luftuan për edhe dy trofe: Superkupën Mbarëkombëtare dhe Superkupën e Kosovës të cilat u fituan nga ata që i organizuan: Trepça dhe Sigal Prishtina. 

Kur jemi te vjeshta, ajo solli numrin rekord të skuadrave pjesëmarrëse në garat e FIBA-së: Ylli morri pjesë në kualifikimet e Champions League dhe u eliminua por fitoj të drejtën e garimit dhe debutimit historik në FIBA Europe Cup, aty ku debutoi në kualifikime edhe Trepça kurse pas disa vitesh u kthye edhe Prishtina. Madje, kur jemi te FIBA Europe Cup, Trepça në Minatori organizoi garat kualifikuese të Grupit A dhe e organizoi për mrekulli.

Sa i përket pjesëmarrjeve tjera në gara ndërkombëtare aty veçojmë edhe rikthimin e Pejës dhe Bashkimit në Ligën Ballkanike pas një kohe të gjatë kurse Sigal Prishtina debutoi në garën e fortë të ENBL apo Europe North Basketball League

Por jo gjithçka ishte mirë sivjet.

Në Qershor, kampanjën e vet parakualfikuese me edhe një zhgënjim të madh e përmbylli Përfaqësuesja e Kosovës për meshkuj

Në vjeshtë ndodhën dy fatkeqësi: Ligës Unike për Meshkuj u pezullua dhe në palestrat tona shpërtheu dhuna.

Megjithatë, një bukuri basketbolli që na ndodhi ishte kthimi i Vëllaznimit në Superligë i cili me vete solli ambientin e jashtëzakonshëm dhe atë që kemi dëshirë ta shohim në krejt palestrat tona: kur luhet në Gjakovë, aty festohet e këndohet dhe njerëzit kënaqen me basketboll pavarësisht nëse kuqezinjtë fitojnë apo jo. 

Shqiptarët në Botë, blloku më unik dhe i dashur për të gjithë ne, nga java në javë na informoj për të arriturat e basketbollistëve tanë në arenën ndërkombëtare.  

Në ASISTIN FESTIV me të cilim po e rrumbullakojmë vitin, një emër mund të themi se na ka bërë shumë krenar: Edon Maxhuni shkëlqeu qoftë me klub apo ekipin kombëtar. 

Edoni ishte ndër më meritorët që Finlanda bëri histori duke u kualifikua për Botërorin 2023 ndërkohë, pas Ermal Kuqos dhe Dardan Berishës, Edoni u bë shqiptari i tretë në histori të Eurobasketeve. Natyrisht, duke mos harruar edhe Ergjan Osmanin i cili gjithashtu luajti në evropian me Turqinë. 

Sa i përket Kenan Spahiut edhe ai u paraqit për Turqinë gjatë kualifikimeve për Botëror në vjeshtë ndërsa u kthye te Pinar Karshiyaka në Izmir ku po shkëlqen 

ASISTI FESTIV ju sjell edhe Top Aksionet vjeshtore kurse gjitha këto në fund i përfundojmë me bllokun special për Vitin e Ri: 1×1.

Blloku special 1×1 vjen me Ulpianën e cila luajti dhe bashkëbisedoj me dy talentet e rinj që sivjet befasuan me lojëra të mrekullueshme pasi ishin bërë bashkë nga dy skuadrat rivale të përbetuara në klubin i cili sivjet po mrekullon dhe atmosferën më të bukur nëpër palestra po na e seron 

Gjitha këto dhe shumë më shumë vijnë në ASISTIN 516 FESTIV të Dielën me 1 Janar nga ora 11:15  në Klan Kosova dhe nga ora 14:99 në kanalin Sport 1 në Artmotion

Për fund, ASISTI në Artmotion dhe Klan Kosova ju uron shumë shëndet, gëzim e lumturi në Vitin e Ri dhe natyrisht , uron që zemrat tuaja gjithmonë t’i ngroh dashuria për basketboll 

Gëzuar 2023! 

Komentet janë të mbyllura.