Basketboll

Mediat turke: Beqiragiq dhe Konya kanë rënë dakord, problemi qëndron te ekipi aktual i trajnerit

Prishtinë(AsistiOnline) – Tash e një kohë të gjatë po raportohet vazhdimisht për një largim të mundshëm të Adis Beqiragiqit, trajnerit aktual të Yllit nga Kosova.

Siç ka kuptuar AsistiOnline.com, realisht largimi i tij ka qenë shumë afër, por kanë qenë drejtuesit e klubit të Yllit, ata që e kanë penguar këtë lëvizje.

Të njejtat raporte i kanë botuar edhe mediat turke, që kanë theksuar se Beqiragiq dhe ekipi i Konyaspor që bën gara në elitën turke, kanë rënë dakord për bashkëpunim, por klubi aktual i trajnerit boshnjak, Ylli i ka bllokuar gjërat duke mos e liruar atë nga skuadra.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga palët e përfshira, lëvizjet kanë qenë evidente, por duket se telenovela e largimit të Adis Beqiragiq ka marrë fund, apo mund të vazhdohet me spekulime të ndryshme.

Por, një gjë duket të jetë e sigurtë, së paku deri në fund të sezonit kampioni aktual i Kosovës, vështirë se do ta lejojë largimin e trajnerit që ju solli trofetë e parë dhe historikë në klub.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.