Basketboll

Ekskluzive: Kryesia e Trepçës e shpejtë në reagim, instalohen kamerat brenda ”Minatorit”

Prishtinë(AsistiOnline) – Incidentet e shumta në muajt e fundit nëpër palestrat kosovare, kanë shtyer seriozisht klubet kosovare që të marrin masa preventive në ndalimin e tyre.

Një prej këtyre masave është edhe vendosja e kamerave me rezolucion të lartë, që pritet ti dallojnë individët që prishin rendin dhe qetësinë në ndeshjet e basketbollit kosovar.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, skuadra e Trepçës tashmë e ka gati strategjinë, madje 80% e punëve në vendosjen e kësaj teknologjie janë kryer dhe inicuesit e dhunës në ”Minatori” nga tash duhet të mendohen mirë para se të tentojnë të hedhin gjësende në parket, në të kundërtën do të përballen me organet e drejtësisë dhe do të sanksionohen me ligjet në fuqi të shtetit kosovar, që viteve të fundit janë ashpërsuar tejet shumë.

Lëshimi në funksion i këtyre kamerave në ”Minatori” mund të bëhet që nga ndeshja e ardhshme e Trepçës në shtëpi, ku ekipi ‘xehtar’ e pret Prishtinën në derbin e xhiros.

Me ardhjen e kryesisë së re e prirë nga Vullnet Sefaja si kryetar, Trepça vazhdimisht është duke luftuar për trofe, madje sivjet luajti edhe në garën ndërkombëtare, FIBA Europe Cup.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.