Basketboll

Peja konfirmon lajmin e ASIST-it, zyrtarizon Ivan Koljeviqin në radhët e veta

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka konfirmuar atë që dje e paralajmëroi redaksia jonë për rikthimin e Koljeviq në Kosovë.

Verdhezinjët prezantuar transferin e ri të huaj, malazezin Ivan Koljeviq.

”KB Peja njofton se ka nënshkruar marrveshje me lojtarin nga Mali i Zi, Ivan Koljevic. Lojtari i pozitës së organizatorit është i njohur për publikun kosovar sepse përveç ekipeve të njohura europjane në karrieren e tij, ka luajtur edhe në Trepçë, Rahovec, Prizren. Koljevic do jetë ndihmë shtesë e trajnerit tonë në Superlige, e sidomos në Balkan League duke i ofruar më shumë opcione trajnerit në orarin e ngjeshur të cilin e ka ekipa jonë”, shkruan njoftimi i ekipit të Pejës i lëshuar sot.

Sipas të gjitha gjasave, Peja ka nënshkruajtur edhe me Fatlind Shoshin, por që ende nuk ka njoftim zyrtar nga klubi për nënshkrim me të.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.