Basketboll

Peja me mungesa të mëdha sonte ndaj Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina dhe Peja takohen sonte në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e basketbollit kosovar.

Megjithatë ky duel për Pejën, pritet të jetë tejet i vështirë pasi verdhezinjët pritet të jenë pa 5 basketbollistë që mungojnë.

Mësohet se Brad Waldow, Jalen Tate dhe Rodney Purvis, nuk do të jenë me ekipin për shkak të telasheve me shëndetin (grip). Ndërkaq për shkak se ndeshja është e xhiros së mbetur, as Ivan Koljeviq dhe Fatlind Shoshaj, nuk kane të drejtë të paraqiten sot.

Ndërsa te Prishtina nuk prite të ketë ndonjë mungesë, për faktin se ekipi është i kompletuar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.